Klubi italian i Romës ka shkarkuar Mourihnon nga drejtimi i skuadrës për shkak të rezultateve të këqija që kanë pasur në javët e fundit verdhekuqtë. Humbja në ndeshjen ndaj Milanit të dielën duket se nuk është kaluar lehtë nga drejtuesit e klubit, të cilët kanë vendosur të shkarkojnë Mourinhon dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij të stafit teknik.
“AS Roma njofton se José Mourinho dhe bashkëpunëtorët e tij teknikë do të largohen nga klubi me efekt të menjëhershëm. Falënderojmë José në emër të të gjithëve te AS Roma për pasionin dhe angazhimin që ka vënë që nga ardhja e tij te verdhekuqtë.
Ne do të mbajmë përherë kujtime të shkëlqyera për menaxhimin e tij, por besojmë se, në interesin më të mirë të klubit, është i domosdoshëm një ndryshim i menjëhershëm. Ne i urojmë José dhe stafit të tij gjithë të mirat për të ardhmen”