E BUJSHME/ Nga Leverkusen te “gjigantët” e Serie A, mbrojtësi shqiptar gati për aventurën e re

Albian Hajdari është kthyer në kryefjalë në prag të merkatos verore. Qendërmbrojtësi shqiptar me shumë mundësi do të largohet nga Lugano, teksa shumë ekipe kanë nisur të interesohen për të.

Leverkusen, Marseille, Lazio, Bologna, Torino dhe Bournemouth janë skuadrat e interesuara për 21-vjeçarin. Tashmë i mbetet këtij të fundit të vendosë për të ardhmen.

Kujtojmë se Hajdari e ka nisur karrierën e tij po në Zvicër me Basel, teksa më pas është aktivizuar edhe me ekipin e moshave të Juventus. Ndërsa, prej prillit të 2023-shit, mbrojtësi aktivizohet me Luganon.

Lajme të tjera |  Bledi Shkëmbi përpara finales me Pogradecin: E rëndësishme të shpëtojmë sezonin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us