E BUJSHME/ Nga Superiorja në Ligue 1, talenti i Kombëtares drejt gjigandëve francezë

Kevin Dodaj është një nga talentet që Vllaznia ka në gjirin e saj. Lojtari i Kombëtares U-21 gjatë kësaj merkatoje është një nga futbollistët më të kërkuar.

Fillimisht kishte interesime nga ekipe në Ukrainë, ndërsa tashmë sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se Dodan e duan në Ligue 1. 19-vjeçari me shumë gjasa do të bëjë hapin e madh në karrierë, teksa është skuadra e Lens që kërkon shërbimet e tij.

Një opsion shumë i mirë për Dodajn, me skuadrën franceze që është gati të realizojë këtë trandferim. Në fakt nga sa mësohet në dorë këtë operacion e ka marrë menaxheri i njohur shqiptar, Shkumbin Qormemeti, i cili vetëm pak ditë më parë realizoi me sukses transferimin e Khvicha Kvaratskhelia nga Napoli te PSG.

Lajme të tjera |  E njeh mjaft mirë, Ilir Daja “peshkon” te nënkampionët dhe kërkon ribashkimin me ish-lojtarin e tij

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us