E BUJSHME/ Oferta kontrete për të drejtuar Italinë, Claudio Ranieri: Faleminderit, mora vendimin e duhur

Claudio Ranieri ka refuzuar mundësinë për të drejtuar Italinë. Timonieri aktual i Romës i ka dhënë “JO” ofertës së Federatës Italine për të drejtuar Kombëtaren.

Për këtë ka folur vetë italiani, i cili shprehet shumë i lumtur për interesimin. 73-vjeçari gjithashtu bën të ditur se dëshiron të vazhdojë të qëndrojë në krye të Romës edhe për sezonin e ri.

“Falënderoj Presidentin Gravina për mundësinë, një nder i madh, por reflektova dhe vendosa të qëndroj plotësisht në dispozicion të Romës në rolin tim të ri. Familja Friedkins më dhanë mbështetjen e tyre të plotë për çdo vendim që mora në lidhje me ekipin kombëtar, por vendimi është vetëm i imi”, ka deklaruar Italiani.

Lajme të tjera |  Jo vetëm Gattuso për Italinë, trajnerit i bashkohet edhe ish-i i Juventusit

Pas këtij refuzimi, tashmë në “pole – position” ka dalë një tjetër emër mjaft i njohur. Bëhet fjalë për Stefano Piolin, i cili aktualisht është në Arabinë Saudite te Al Nassr.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us