E BUJSHME/ Olivier Giroud rikthehet në Europë, gati firma me “gjigantin” francez

Olivier Giroud me shumë gjasa do të rikthehet në Europë vetëm pas 1 viti. Francezi është shumë afër mbylljes së aventurën e tij me LAFC në MLS dhe tashmë pritet të rikthehet në Francë.

Ish-i i Milan ka arritur marrëveshjen me Lille për një transferim në Ligue 1. Palët kanë arritur akordin personal mes tyre.

Lille tashmë do të tentojë të bindë drejtuesit e LAFC për të lënë të lirë futbollistin. Siç dihet kontrata e sulmuesit me amerikaët i përfundon në dhjetor të këtij viti.

Lajme të tjera |  “Fitojmë Europianin”, Gruda: Ftesa nga Gjermania? Jam i bindur se…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us