E BUJSHME/ Paraqitje mbresëlënëse në Portugali, klubi i La Ligas i vihet pas mbrojtësit

Enea Mihaj është gati të bëj një hap galopant në karrierë. Mbrojtësi shqiptar po përflitet për një kalim tek klubi i La Ligas kohët e fundit.

26 vjeçari aktivizohet aktualisht në ligën portugeze me Famalicao. Legjionari ka bërë shumë mirë në Portugali, ku ka rënë në sy për aftësitë mbrojtëse dhe për ndeshjet ndaj gjigandëve. Mbrojtësi ka zhvilluar super takime ndaj Portos, Benficas apo edhe Portos që janë ekipet më me peshë në vend.

Vlera e lojtarit kuqezi është rritur ndjeshëm dhe kjo ka sjellë zhvillime të reja sa i takon karrierës. Grada3 raporton se për qendërmbrojtësin e Kombëtares interesohet seriozisht Celta Vigo. Ky do të ishte një hap i madh nga të gjitha anët. Nëse transferimi realizohet do të sihte një “upgrade” i madh për Mihajn si në pagë, në ligë, karrrierë apo reputacion.

Lajme të tjera |  E PAPRITUR/ U cilësua si “Modriç shqiptar”, talenti i Kombëtares pranë transferimit në Emiratet e Bashkuara Arabe

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us