E BUJSHME/ Rey Manaj gjen ekipi të ri, pranë kalimi te rivalët e Superligës

Destinacioni i ri i Rey Manaj nuk është përcaktuar, edhe pse është mbyllur sezoni 2024-2025. E ardhmja e sulmuesit të Kombëtares sonë ka marrë trajtën e një operacioni me disa “të panjohura”. Por raportimet e fundit nga mediat turke ka hedhur “dritë”.

Ekipi i Samsunspor e mbylli sezonin e shkuar në Superligë në vendin e 3-të, ku do të marrë pjesë në Kupat e Evropës. Por kjo nuk është e gjitha. Ata kanë hedhur “grepat” drejt Manaj dhe janë të gatshëm të bindin sulmuesin.

Eksperienca e Rey në kampionatit turk është një “armë” shtesë, tregues se bomberi kuqezi i ka dhënë provat në këtë ligë me skuadrën e Sivasspor. Tashmë pritet se çfarë do ndodh në ditët në vijim, nëse do të ketë lëvzije konkrete. Aktualisht Manaj ndodhet në Jug të Shqipërisë, teksa po shijon pushimet.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Veprimi i FUNDIT mund të ketë vulosur gjithçka, ish-i i Tiranës ka gati RIKTHIMIN në Superligë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us