Manfredas Ruzgis me shumë do të largohet nga Vora për të nisur një aventurë të re në Azerbajxhan. Sulmuesi, i cili shkëlqeu në sezonin e fundit në Kategorinë e Parë, është gati për një kalim te Qarabag.
Janë mediat azere, ato që e bëjnë të kryer kalimin e lituanezit me pasaportë gjermane te gjiganti i Azerbajxhanit. Kujtojmë se Qarabag është një ekip me synime madhore, teksa objektiv ka grupin e Champions League sezonin e ardhshëm.
Në rast kalimi te gjiganti azer, Ruzgis do të gjente aty sulmuesin shqiptar, Redon Xhixha. Përsa i përket sezonit të fundit, sulmuesi shënoi plot 24 gola me fanellën e Vorës.