Nico Williams duket se ka vendosur për të ardhmen. Duket se ylli i Spanjës do të jetë futbollisti më i ri i Barcelonës, edhe pse interes të fortë për të ka edhe Bayern Munich.
Këta të fundit ishin në rrugën e duhur për të transferuar 20-vjeçarin, por duket se Williams është treguar paksa i pabesë. Sulmuesi spanjoll është takuar me drejtorin sportiv të Barcelonës, Deco.
Takimi ka shkuar mjaft mirë dhe duket se Williams ka pranuar kushtet e katalanasve. Tashmë pritet vetëm një “ZYRTARE” për të konfirmuar kalimin e spanjollit nga Bilbao te Barcelona.