E BUJSHME/ U largua nga Tirana, Florian Përgjoni kalon te rivalët e bardhebluve

Florian Përgjoni mbylli pak ditë më parë aventurën e tij me Tiranën. Por mbrojtësi mbetet në Superiore.

Ish-kapiteni i bardhebluve i është bashkuar Teutës dhe ka vendosur të vazhdojë karrierën në Durrës. Për “Djemtë e Detit” është një afrim shumë i rëndësishëm, pasi do të “blindohet” mbrojtja. Palët kanë arritur marrëveshjen dhe do të firmosin mes tyre një kontratë 2-vjeçare.

Siç dihet Përgjoni u largua nga Tirana pas 4 sezonesh, duke luajtur në total 112 ndeshje. Madje ia doli të shënonte edhe 6 gola. Ndërkohë në sezonin që kaloi ishte në fushë në 27 ndeshje, duke shënuar 2 gola dhe dhuruar edhe 3 asiste.

Lajme të tjera |  “Është shqiptar si Tare”, gazetari i famshëm italian dërgon Gjimshitin te Milan: I duhet, ka eksperiencë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us