Florjan Përgjoni do e vazhdojë karrierën te Teuta. Ish-kapiteni i Tiranës ka vendosur të firmosë për klubin durrsak, që fillon përgatitjet e sezonit të ri në korrik.
28-vjeçari luan në krahun e majtë të mbrojtjes. Në total te Tirana pati 138 ndeshje ku shënoi 6 gola dhe asistoi 10 të tjerë.
Kjo marrëveshje nga ana e Teutës, rrit pritshmëritë për ndërtimin e një skuadre sa më konkurruese. Sezoni i fundit u mbyll me vendin e gjashtë në kampionat.