E BUJSHME/ Veprimi i FUNDIT mund të ketë vulosur gjithçka, ish-i i Tiranës ka gati RIKTHIMIN në Superligë

Visar Bekaj me shumë mundësi do të largohet nga Hatayspor. Pas rënies nga elita e futbollit turk, ish-portieri i Tiranës po mendon seriozisht largimin, teksa interesimet për të nuk mungojnë.

Sipas mediave në Turqi, Trabzonspor e ka portierin e Kosovës në listën e të preferuarëve. Me largimin e portieri aktual nga Trabzoni, Ugurcan Cakir, Bekaj është në “pole position” për t’i zënë vendin.

Madje është edhe veprimi i fundit i 28-vjeçarit shqiptar, ajo ç’ka tërheq më shumë vëmendjen. Visar Bekaj ka nisur ta ndjekë Trabzonspor në rrjetin social “Instagram”.

E BUJSHME/ Veprimi i FUNDIT mund të ketë vulosur gjithçka,

Visar Bekaj ndjek Trabzonspor në Instagram

Mbetet të shihet, nëse ish-i i Tiranës do të bashkohet me ekipin turk, ku pas rënies nga një kategori më poshtë me Hatayspor, për shqiptarin do të ishte rikthim në Superligën e Turqisë.

Kujtojmë se përveç Tiranës, Bekaj ka luajtur edhe me Prishëinën dhe Ramiz Sadikun në Kosovë. Ndërkohë në sezonin e fundit, ai luajti 18 ndeshje me Hatayspor, duke mbyllur 3 prej tyre pa pësuar gol.

Lajme të tjera |  FANTASTIKE/ Konfirmohet gjithçka! Egnatia merr LAJMIN E MADH nga UEFA para ndeshjes së Champions League

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us