E BUJSHME/ Vlerësohet plot 500 mijë euro, mesfushori lider gati të largohet nga Egnatia për aventurën belge

Serxho Ujka me shumë mundësi do të largohet nga Egnatia këtë merkato verore. Sipas shtypit të shkruar, destinacioni i radhës për mesfushorin e rrogozhinasve, pritet të jetë Belgjika.

Ujka është shumë pranë transferimit tek skuadra e Zulte Waregem, që militon në elitën e futbollit belg. Ende nuk dihet sesa do të shitet 26-vjeçari, por vlera e tij në “Transfermarkt” kap vlerën e 500 mijë eurove.

Kujtojmë se Ujka u bashkua me Egnatian në gusht të vitit të shkuar, kur u ble nga Laçi për 50 mijë euro. Përveç Laçit dhe Egnatias, 26-vjeçari ka mbajtur veshur edhe fanellën e Brians, Shënkollit dhe Bylisit.

Lajme të tjera |  “Mendoj se mund ta kthejmë ndeshjen tjetër”, Edi Martini: E zotëruam të gjithë lojën

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us