Serxho Ujka me shumë mundësi do të largohet nga Egnatia këtë merkato verore. Sipas shtypit të shkruar, destinacioni i radhës për mesfushorin e rrogozhinasve, pritet të jetë Belgjika.
Ujka është shumë pranë transferimit tek skuadra e Zulte Waregem, që militon në elitën e futbollit belg. Ende nuk dihet sesa do të shitet 26-vjeçari, por vlera e tij në “Transfermarkt” kap vlerën e 500 mijë eurove.
Kujtojmë se Ujka u bashkua me Egnatian në gusht të vitit të shkuar, kur u ble nga Laçi për 50 mijë euro. Përveç Laçit dhe Egnatias, 26-vjeçari ka mbajtur veshur edhe fanellën e Brians, Shënkollit dhe Bylisit.