Aktori i humorit Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj duket se nuk po kalojnë periudhën më të mirë të marrëdhënies së tyre.
Është konfirmuar nga burime të sigurta të “Artistët Shqiptarë” se dyshja kanë nisur procedurat e divorcit.
Arsyet për këtë nuk dihen. Ndërsa, vihet re se Xhensila Myrtezaj nuk e ndjek profilin e Bes Kallakut. Jo vetëm kaq, por ajo ka fshirë të gjitha fotot me aktorin.
Në ambientet publike, këngëtarja është parë në një gjendje jo të mirë, për shkak të situatës që po kalon. Çifti janë prindër të dy fëmijëve. Lajmi i mundshëm i divorcit me siguri që do pritej me keqardhje nga adhuruesit e tyre.