“E detyrueshme”, Tirona Fanatics me njoftim të rëndësishëm pak orë para derbit: Lajmëroni çdo tifoz

Jemi vetëm pak orë para derbit të kryeqytetit dhe tashmë emocionet tek tifozët bëhen akomë më të mëdha. Tirana dhe Partizani do të sfidohen mes tyre në “Arenën Kombëtare” duke nisur që nga ora 19:00.

Një duel rivalës për të marrë në “dorë” kryeqytetin dhe për ta ngjyrosur me ngjyrat e tyre. një takm i luftuar pritet të jetë si  në fushë edhe në tribuna, ku tifozët do të “pushtojnë” stadiumin kombëtarë.

E kur jemi vetmë pak orë para kësaj përballjeje, Tirona Fanatics kanë bërë një njoftim të rëndësishmë në rrjetet sociale. Tifogrupi i Tiranës bëjnë thirrje që të gjithë të marrin shallin e skuadrës së tyre për të mbështetur ekipin në shkallët e stadiumit, madje sipas tyre është e detyrueshme.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Largohen edhe 3 futbollistë të tjerë, Tirana nuk kursen falënderimet

“Njoftim i rëndësishëm (e detyrueshme). Të gjithë duhet të jemi me shalle në stadium për spektaklin e radhës!. Lajmëro çdo tifoz”,shkruhet në postimin e tyre.

“E detyrueshme”, Tirona Fanatics me njoftim të

Postimi i Tirona Fanatics

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us