Kombëtarja shqiptare do të luajë 2 përballje shumë të rëndësishme në muajin qershor. Fillimisht do të presim Serbinë në “Arenën Kombëtare” më 7 qershor, ndërsa 3 ditë më pas do të udhëtojmë në transfertë për t’u përballur me Letoninë.
Sylvinho ka publikuar listën paraditen e sotme, ndërsa ka folur edhe në konferencën për shtyp. Timonieri ka treguar për zgjedhjet e bëra dhe çfarë presim nga 2 përballjet e ardhshme.
“27 futbollistë, a është ky grupi më i mirë që ka Shqipëria? Moment specifik i sezonit. Shumë futbollistë po përfundojnë sezonit. Disa mund të jenë të lodhur pasi kanë luajtur shumë, disa më pak e disa vijnë prej pushimeve. Ne kemi 7 ditë në dispozicion për të zhvilluar përgatitjet. Ky është një moment shumë i rëndësishëm për ne.
Përballja me Serbinë dhe çfarë mesazhi do t’u jepni lojtarëve dhe tifozëve para kësaj ndeshje që dihet se ka edhe histori nga pas? Janë ndeshje të vështira, me kundërstharë fizikisht të mirë. Na duhet të punojmë mirë për këto 2 sfida. Unë kam nevojë për 27 futbollistët dhe duhet të fokusohemi te loja jonë dhe futbolli që dimë të luajmë. Jemi ekip që luajmë me shpirt në fushë me indentitet. Duhet të fokusohemi të bëjmë punën më të mirë.
Efekti surprizë, a do të eksperimentoni me ndonjë sistem ndryshe për të befasuar kundërshtarët? Kemi 7 ditë resht që duhet të përgatitemi dhe të 27 futbollistët janë shumë të rëndësishëm. I njohim kundërshtarët dhe i kemi parë ndeshjet e fundit të tyre. Ndoshta mund të kemi disa ndryshime, por duhet të shikojmë edhe gjatë përgatitjeve.
Nga ana cilësore a është në gjendje Kombëtarja për të marrë fitoren? Ndeshje të forta, të vështira dhe shumë fizike. Kemi 1 vit që luajmë me ekipe të fortë dhe kjo do na ndihmojë. Edhe ata luajnë fort, pasi kanë futbollistë me shtat të lartë. E rinisin lojën shumë mirë, kanë cilësi, por ne do ta përgatisim mirë këtë duel dhe do të hyjmë në fushë për rezultat pozitiv.
A kemi një plan që futbollistët të jenë sa më të ftohtë dhe të luajnë futboll pa u përfshirë emocionalisht? Jam i sigurtë që duhet të punojmë për këtë element. Është ndeshje speciale dhe fusha është fushë dhe kanë 90-të minuta për të luajtur. Që në ditën e parë do të fokusohemi në këtë element. Lojtarët që do të vijnë duhet të jenë të fokusuar dhe të japin shpirtin në fushë. Nuk ka khë për të humbur, pasi çdo minutë në fushë vlen shumë. Unë iu kërkoj lojtarëve që të japin shpirtin në fushë dhe të bëjnë më të mirën.
A e kemi betejën në grup vetëm me Serbinë, pasi Anglinë se arrijmë dot? Tani që të jemi të sinqertë në letër Anglia është e fortë. Ka lojtarë të nivelit të lartë dhe në futboll mund të ndodhë gjithçka. Ne duhet të marrim pikat tona dhe në 180 minutat që kemi të grumbullojmë sa më shumë pikë. Në tetor dhe nëntor mund të shikojmë se sa shanse do të kemi”, ka deklaruar Sylvinho.
VIJON…