“E di që shumë shpejt do të ktheheni”, ish-lojtari reagon për rënien nga kategoria të Skënderbeut

Humbja ndaj Bylisit të dielën në javën e fundit të Superiores, rezultoi fatale për Skënderbeun. Pas dy vitesh që ishte ngjitur në elitën e futbollit shqiptar, klubi korçar ra nga kategoria.

Skënderbeu sezonin e ardhshëm do të militojë në Kategorinë e Parë të Shqipërisë. Për rënien nga kategoria të “ujqërve të dëborës” ka reaguar së fundmi Dean Liço, duke shpresuar rikthimin në elitë të ish-ekipit të tij.

“Meritoni gjithmonë të jeni në majën e futbollit shqiptar dhe e di që shumë shpejt do ktheheni”, shkruan Liço në rrjetet e tij sociale. Mesfushori 25-vjeçar ishte pjesë e Skënderbeut për dy sezone.

“E di që shumë shpejt do të ktheheni”, ish-lojtari

Lajme të tjera |  Deri në 80 milionë euro, Bayern po mendon për titullarin e Barçës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us