Maldrita Bardho do të jetë deputete në parlamentin e ardhshëm në shtator, pasi u zuri vendin në qarkun e Fierit, Zegjine Çaushit nga radhët e socialistëve.
Pas rinumërimit të votave nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve për kutitë e Fierit, Bardho i mori vendin Çaushit, pasi asaj iu shtuan vota ndërsa Zegjines iu ul numri i votave. Bardho është një profesioniste në farmacologji dhe biologji-kimi.
Ajo ka lindur më 14 mars 1984 në Fier dhe ka përfunduar studimet në Universitetin Kristal, ku mori Diplomën e Shkencave në Farmaci. Më parë, ka përfunduar edhe një Diplomë të Nivelit të Dytë në Biologji-Kimi nga Universiteti i Shkencave të Natyrës në Tiranë.
Në karrierën e saj profesionale, deputetja e re ka punuar si farmaciste dhe më pas si drejtuese teknike në një farmaci në Lushnjë. Ajo ka edhe kualifikime në rolin e profesionistit të shëndetit, të marra nga organizata ASME.
Gjithashtu, Bardho është dhe koordinator e Gruas në Njësinë Administrative Bubullimë, duke organizuar takime sociale si dhe aktivitete të Partisë Socialiste. Nga shtatori ajo do të përfaqësojë socialistët e Fierit në Kuvendin e ri.
CV e Maldrita Bardho: