E ka për Argiten? Basha hedh ‘kunja’ për ata që përhapin fjalë kundër tij: Kujt i djegë, le ta mbajë…

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare Lulzim Basha ka komentuar këtë të enjte gjatë konferences me gazetarët dhe deklaratat që bëhen kundër tij, se ai po dëmton PD-në. Basha u përgjigj me ironi, duke deklaruar se “kujt i djegë le ta mbajë”.

Pyetje: Kush është pala e tretë që përhap tezën që “Basha dëmton PD”, për kë e kishit fjalën?

Lulzim Basha: Kjo është një tezë që lancohet nga të tretë. Nuk ka rëndësi për kë e kam fjalën, kujt i djegë le ta mbajë.

Dhe pse Lulzim Basha nuk përmendi emra, dyshimet janë se ky është një mesazh për Argita Malltezin, vajzën e ish-Kryeministrit Sali Berisha, ish-mikesha e tij, që tashmë i është kthyer kundër. Malltezi, gjatë një dalje për mediat poshtë shtëpisë së babait të saj, ku demokratët protestonin, u shpreh se Basha qëndorn mbi një kalë të ngordhur dhe se është i mbaruar politikisht.

Lajme të tjera |  "Mësyjnë" blerjet e makinave nga Koreja. Rreth 1 milion automjete aktive në vend

Argita MallteziLulzim Brava është një histori e mbaruar. Kushdo që qëndron mbi një kalë të ngordhur i bën llogaritë gabim, por kjo është çështje personale. Lulzim Basha është i mbaruar dhe këtë e them me bindjen time më të plotë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us