Benoit Badiashile me shumë mundësi do të largohet nga Chelsea gjatë merkatos verore që po vjen. 24-vjeçari nuk është zgjedhje e parë në Londër dhe në këto kushte kërkon “shtegtimin”.

Benoit Badiashile
Megjithatë, ofertat për qendërmbrojtësin francez nuk mungojnë. Roma, Inter dhe Napoli janë 3 ekipet që kanë nisur “luftën” për të siguruar shërbimet e Badiashile. Tashmë, mbetet në dorën e këtij të fundit se cilin prej italianëve do të zgjedhë.
Kujtojmë se përgjatë këtij sezoni, mbrojtësi francez ka marrë pjesë në 19 ndeshje. Badiashile ka grumbulluar një total prej 1548 minutash, por nuk ka bindur drejtuesit dhe trajnerin Enzo Maresca.