“E kam bezdi kur më thonë e ka lënë veriun”, Rama: Investimet kanë zhvilluar turizmin në zonë! Malet do t’i kthejmë si në Zvicër e Austri

Kryesocialisti Edi Rama, gjatë takimit me përfaqësuesit e bizneseve në Shëngjin e Velipojë, komentoi kritikat se ka bërë më shumë investime në jug sesa në veri.

Rama përmendi investimet që janë bërë në veri, që kanë tërhequr një bum të madh turistik.

Sipas kryesocialistit, e ardhmja do të jetë ekonomia e maleve, që me investimet e reja, do të sjellë edhe më shumë turistë.

“E kam vërtetë bezdi kur më thonë ça veriu e latë e jugun investoni. Po të shikoni se çfarë kemi bërë ne investime në zonën e veriut, e kupton se pse ka zhvillim turizmi dhe ekonomia në veri. Po ta filloj nga rruga e Valbonës dhe ta marr nga Bajram Curri, kur kemi marrë ne detyrën Bajram Curri ishte ça të të them, unë thosha se cila mund të jetë arsyeja që njeriu të rrijë këtu një minutë dhe jo më të jetojë këtu.

Sot rruga rruga e Valbonës ka gjeneruar gjithë atë turizëm, Bajram Curri është bërë qytet i vizitueshëm dhe i pëlqyeshëm. Rruga e Vermoshit, gjithë ajo rrugë nuk ekzistonte. Tamarën që ishte një vend ku vetëm plehra dhe qen dhe disa njerëz që mbijetonin. E bëmë pikë turistike që e vizitojnë të gjithë. Rruga e Dukagjinit. Shkodër dhe Velipojë nuk ishte.

Lajme të tjera |  Bie nga lartësia dhe ndërron jetë punëtori në Golem

Vazhdojmë me pjesën e zonës nga vijnë këta udhëheqësit e vërtetë të gjithë veriut nga Puka. Do ta prekim. Puka vetë. Po të rri në qark. Se mund të shtyhem edhe më tutje që të të flas për qarkun e Dibrës, por pjesa tjetër që do të lidhë Rrëshenin me zonën pas, rruga e Lurës dhe e Arbrit.

Është bërë një infrastrukturë sikur ka hapur qarkullimin e gjakut dhe ka dhënë gjithë energjinë në veri. Nuk ka një vend në këtë pjesë të Shqipërisë që të ndërtosh një agroturizëm dhe të mos ketë njeri se si të vijë. E dini shprehjen time, s’keni parë gjë akoma. Bregdeti është bregdet, por miniera e arit shqiptar të turizmit është çfarë ka matanë bregdetit dhe fillon nga kjo zonë deri në malet në jug.

Lajme të tjera |  “S'e bind dot, Rama ka kokë më vete”/ Majko e zbulon: Ja pse kryeministri nuk garoi në listën e hapur

Malet tona janë mrekulli se tjetër është mal në një shtet pa det dhe tjetër male me detin afër. Kanë filluar të huajt t’i zbulojnë por kur të fillojnë investimet me pesë yje nëpër male aty do të flasim. Do të flasim se çfarë do të jetë ekonomia e maleve. Nuk e ekzagjeroj fare Zvicër e Austri. Kjo do t’i përkasë dekadës tjetër kur të jemi edhe në BE. Kjo është e ardhmja”, u shpreh Rama.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us