“E ke personale me mua”, debat i ashpër mes Rozës dhe Romeos: Ti je e zezë, njeri i keq

Spektakli i “BBV3” ka vetëm 5 ditë që ka filluar, por mesa duket banorët që tani kanë filluar të krijojnë miqësitë dhe konfliktet e para. Pas debatit të bujshëm që zhvilloi me Merin ditën e djeshme, sot Roza ka debatuar edhe me Romeon. Romeo duket se është acaruar pasi Roza e ka pyetur në lidhje me Donaldin.

Debati mes tyre vijon me tone të larta ku Roza nënkupton se ai është i favorizuar brenda në shtëpi.

Ai e ka cilësuar njeri të keq, ndërsa Roza nuk ka lënë pa e replikur.

Diskutimi:

Roza: Është një lojë. Mos e merr personale. Është lojë.

Romeo: Si pse e marr personale? Me mua s’ke lojë. Me mua e ke personale direkt. Jo ti, po që të gjithë këtu.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 6 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Roza: Kije personale sa të duash. Sa i ke ti këmbët e ngulura me rrënjë të ngulura në tokë aq i kemi edhe ne.

Romeo: Për ça e thua këtë? Për ça? Jam i brendshëm unë? Këtu do të dalësh? Kaq e keqe je o zemra? Kaq e keqe je? Ti je e zezë! Je super e zezë! Ik o njeri i zi!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us