“E kisha thënë, do ishte një Egnatia tjetër”, Tetova: E futa Sotën pasi Aliev kishte temperaturë

Egnatia arriti të eliminojë Partizanin nga Kupa e Shqipërisë mbrëmjen e sotme. Në përfundimin e takimit, trajneri i rrogozhinasve Edlir Tetova doli në prononcim për mediat.

“Siç e deklarova ndeshjen e kaluar, do të ishte një Egnatia tjetër. Me epërsinë që kemi krijuar nga krahu i djathtë ku erdhi goli, i falenderoj çunat për këtë të cilët kanë parë këtë dobësi në lojën e Partizanit dhe u shpërblyen në fund. Mendoj që ka pasur kurba, nuk ka qenë plotësisht e plotësuar si skemë, por ia kemi arritur që të ishim deçiziv në golin e dytë.

Xhemajli ishte më tepër për të lëvizur topin sepse është më i saktë. Luan shumë mirë me pasat mes linjave. Isha i detyruar të luaja me Sotën që ta fusja në pjesën e dytë. Patjetër që prisja një Partizan difensiv, e parashikova me ndihmën e mjekve rikthimin e lojtarëve tonë.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Fitore e vuajtur, goli i Gyler nderon Realin! Madrilenët nuk i ndahen… Barcelonës

Mund të bësh mirë sa të duash, por nëse nuk ke lojtarë është e kotë t’i kërkosh më shumë seç duhet. Patjetër që jam i shqetësuar për Lushkjen, ai ka një dëmtim në kavilje dhe nuk donim ta sakrifikonim”, u shpreh Tetova.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us