EUROPOL, policia evropiane, ka konfirmuar për Voxnews.al përdorimin e gjuhës shqipe në aplikacionin e koduar “Matrix”.
Mbi 2 milionë mesazhe të shkëmbyera përmes këtij aplikacioni, që besohet se kryesisht i përkasin njerëzve të botës së krimit, janë tashmë në duart e prokurorëve europianë të Holandës, SPanjës, Francës, e të tjera.
Mes tyre ka edhe mesazhe në gjuhën shqipe, çka ishte pohuar më herët nga vrasësi me pagesë, tashmë bashkëpunëtor i drejtësisë, Nuredin Dumani.
Mbetet për t’u parë nëse këto mesazhe tashmë do të mbërrijnë në duart e prokurorëve shqiptarë, ashtu siç ka ndodhur më herët me ato të aplikacioneve “SKY ECC” dhe “EncroChat”.
“Mund të konfirmoj se shqipja ishte ndër gjuhët e përdorura në aplikacion.
Çështja drejtohet nga një ekip i përbashkët hetimor (EPH) që përfshin autoritetet franceze dhe holandeze, të mbështetur nga një Task Force Operacionale e krijuar në Europol. Kjo grup pune përfshin forcat e zbatimit të ligjit nga Franca, Holanda, Spanja, Lituania dhe Italia. Vendet e EPH-së janë përgjegjëse për të vendosur mbi shpërndarjen e paketave të inteligjencës të përgatitura nga Europol tek autoritetet e tjera”, thotë Europol