E KRYER/ Arrihet marrëveshja për një kontratë 3-vjeçare, Roma lë pa trajner liderin e Kombëtares shqiptare

Roma ka gjetur tashmë trajnerin e ri. Verdheblutë kanë arritur marrëveshjen me timonierin e Atalantës.

Gian Piero Gasperini do të largohet nga bergamaskët pas 9 vitesh, teksa do të marrë në dorë “frenat” e Romës. Palët kanë arritur mes tyre marrëveshjen për një kontratë 3-vjeçare dhe në ditët në vazhdim pritet edhe zyrtarizimi i kësaj lëvizjeje.

Kështu me largimin e Gasperinit, Berat Gjimshiti mbetet pa trajner, ndërsa nga krahu tjetër timonieri 67-vjeçari do të drejtojë Marash Kumbullën. Ky i fundit ka mbyllur huazimin e tij me Espanyol dhe rikthehet te Roma, ku do të synojë të fitojë besimin e Gasperinit për të marrë një vend në formacion.

Lajme të tjera |  SOT, ORA 20:45/ Dilema në mbrojtje dhe sulm, ja si pritet të luajë Shqipëria. Stojkoviç mund t’i besojë formacionit fitues

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us