E KRYER/ Gati kontrata 2-vjeçare, Interi gjen pasuesin e Simone Inzagit

Në Itali nuk kanë dyshime, Kristian Kivu do të jetë trajneri i ri i Interit. Mediat italiane bëjnë me dije se palët kanë arritur akordin, teksa nesër pritet të vijë edhe zyrtarizimi. Bëhet fjalë për një kontratë dy vjeçare.  

inzaghi-chivu

Ish-fituesi i tripletës me zikaltrit, pritet të paraqitet ditën e nesërme në selinë qendrore të Interit, për t’u prezantuar zyrtarisht.  

Takimi që u zhvillua në një hotel në qendër të Milanos midis rumunit Kivu dhe drejtuesve të Interit u mbyll me sukses.  Përveç detajeve kontraktuale, Kivut iu prezantua edhe projekti nga drejtuesit. Nesër palët do të takohen përsëri për të vënë firmat në kontratë dhe për të përgatitur njoftimin zyrtar. 

Lajme të tjera |  Rikthim i BUJSHËM në Superiore? Partizani “tenton” goditjen e papritur në merkato

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us