E KRYER/ Ka drejtuar Udinesen, Flamurtari firmos me një trajner spanjoll

Flamurtari prej kohës po punon për të gjetur një trajner për sezonin e ri. Kuqezinjtë tashmë kanë gjetur “timonierin” e ri.

Sipas gazetarit të “Euronews”, Enriko Gabaj bëhet me dije se vlonjatët kanë firmosur me Carlos Garcia. Ky i fundit ka zbarkuar në Vlorë dhe mësohet se ka hedhur firmën mbi kontratë.

Pasi palët kanë “kopsitur” gjithçka siç duhet, mësohet se Sinan Idrizi i ka vënë si objektiv kryesor titullin kampion. Kreu i vlonjatëve nuk përmbahet për rikthimin në elitë dhe kërkon të fitojë trofe.

Garcia siç dihet është mjaft me eksperiencë, pasi në të kaluarën ka drejtuar ekipe si Udinese.

Lajme të tjera |  S'ka më vend për dyshime! Chelsea merr vendimin përfundimtar për Armando Brojën

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us