E KRYER/ Kontratë 2-vjeçare, Interi gjen zëvendësuesin e Simone Inzaghit

Cristian Chivu do të jetë trajneri i ri i Interit. Palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre për një kontratë 2-vjeçare.

Timonieri rumun do të zëvendësojë kështu në stol Simone Inzaghin, me këtë të fundit që ka nisur karrierën te Al Hilal në Arabinë Saudite. Chivu rikthehet kështu te zikaltërtit, këtë herë si trajner, ndërsa do të tentojë të fitojë trofe.

Zyrtarizimi i trajnerit të ri është vetëm çështje orësh dhe gjithçka do të konkretizohet shumë shpejt.

Lajme të tjera |  Kosova fiton lehtësisht dhe me rezultat të thellë miqësoren ndaj Armenisë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us