E KRYER/ Manchester City i “falet” Igli Tares, 70 milionë euro në arkat e Milan

Tijjani Reijnders tashmë mund të konsiderohet një futbollist i Manchester City. Anglezët kanë arritur më në fund marrëveshjen me Milan për holandezin. Igli Tare kështu bën një tjetër lëvizje në merkaton e kuqezinjve, duke shitur kështu lojtarin në një tjetër kampionat.

Kalimi i mesfushorit në Premier League bën që arkat e kuqezinjëve të mbushen “plot”. 70 milionë euro u kushton “citizens” kjo lëvizje dhe siç dihet akordi personal me futbollistin është arritur ditë më parë.

Në ditët në vijim do të mësohet më shumë mbi detajet e kësaj marrëveshje dhe lojtari shumë shprejt pritet të kalojë te ekipi i Pep Guardiolës.

Lajme të tjera |  Rikthehen emocionet në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, në fushë zbresin Kroacia, Belgjika, Italia, Mali i Zi dhe Çekia

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us