E KRYER/ Nga kryeqyteti në… kryeqytet, zbulohet skuadra e radhës e Gjelbrim Taipit

Një prej largimeve më me peshë nga Partizani në merkaton e verës është padyshim Gjerlbrim Taipi. Mesfushori 32-vjeçar do të largohet nga “Demat e Kuq” pas aventurës 2-vjeçare me ta.

Karriera e Gjelbrim Taipit me shumë gjasa do të vazhdojë në Superligën e Kosovës. Siç raporton “GazetaBlic Sport”, mesfushori i Partizanit ka arritur akordin me Prishtinën për t’u transferuar në kryeqytetin e Kosovës.

Ekipi i Superligës së Kosovës, ka arritur tashmë marrëveshjen me Taipin për ta pasur 32-vjeçarin në ekip përpara sfidës me Sheriff Tiraspol. Javën e ardhshme pritet të zyrtarizohet dhe si transferim.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Dramë në Botërorin e klubeve! Benfika dhe Çelsi mbyllin me pesë gola ndeshjen që u ndërpre për dy orë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us