Milani ka arritur të bëjë goditjen e parë për repartin e mesfushës në merkaton e verës. Bëhet fjalë për Samuele Riccin, i cili së shpejti pritet të bëhet lojtari më i ri i skuadrës kuqezi.
Siç konfirmon Fabrizio Romano, Milani ka arritur marrëveshjen me klubin e Torinos për transferimin e 23-vjeçarit. Kuqezinjtë do të paguajnë 23 milionë euro për transferimin e Riccit, plus 2 milionë bonuse.
Pra gjithsej për 25 milionë euro, mesfushori i kombëtares italiane do t’i bashkohet Milanit. Sezonin që lamë pas, Ricci regjistroi 34 paraqitje me Torinon në Serie A.