E mbështeti gjatë fushatës, ja posti që do t’i japë Donald Trump, miliarderit Elon Musk

Një javë pasi është zgjedhur për herë të dytë si President i SHBA-ve, Donald Trump ka nisur të “lëvizë letrat’ e tij për njerëzit me të cilin do drejtojë vendin në mandatin e ardhshëm 4-vjeçar.

Ashtu sikurse gjatë fushatës elektorale, duket se numri dy, do të jetë manjati i teknologjisë motorike dhe industrisë hapësinore, Elon Musk.

“Trump shpërblen Musk, emërohet kreu i departamentit të ri për Efikasitetin e Qeverisë”, shkruan “La Repubblica”.

Nuk ka detaje të hollësishme mbi kompetencat e këtij sektori qeveritar, por duket se Musk do të mbikëqyrë punën e kabinetit të Trump, pra do të jetë si një “qen roje” i tij në administratë.

Dhe tani të gjithë e kanë mëse të qartë:

Lajme të tjera |  Plane që nuk u ekzekutuan kurrë! Zbulohet komploti i Iranit për vrasjen e Pompeos dhe Bolton, Trump-Khameneit: Të kurseva vdekjen!

“Trump do të emërojë vetëm aleatë besnikë në qeveri, të cilët i garantojnë atij të zbatojë axhendën e tij në praktikë pa mendime të dyta personale”.

Ashtu siç bëri me Elon Musk, i cili së bashku me Vivek Ramaswami do të drejtojë “Doge”, pra departamentin për efikasitetin e qeverisë, i cili do të duhet të garantojë funksionalitetin e makinës shtetërore.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us