E mbylli me Leverkusen, mbrojtësi gjerman fut në “sherr” Barcelonën dhe Bayernin

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, synon ta forcojë mbrojtjen me një qendërmbrojtës cilësor për sezonin e ardhshëm dhe ia ka vënë syrin Jonathan Tah, një qendërmbrojtës i lindur në vitin 1996, kontrata e të cilit me Bayer Leverkusen skadoi.

Një lojtar që është ndjekur prej kohësh edhe nga Bayern Munchen, të cilët me sa duket po përpiqen të dalin përpara konkurrencës dhe të bëjnë një transferim të lirë.

Sipas “Mundo Deportivo”, megjithatë, lojtari nuk ka marrë ende një vendim dhe po negocion gjithashtu me klubin katalanas, i cili nuk mund të vazhdojë me nënshkrimin për shkak të problemeve financiare që kanë ndikuar në tregun e Blaugranëve.

Lajme të tjera |  Tirana “pa frena” për sezonin e ri, synon 2 kampionët e Egnatias

Pavarësisht kësaj, trajneri gjerman nuk po e humb shpresën për ta pasur Tah në dispozicion sezonin e ardhshëm dhe po përpiqet të këmbëngulë me klubin që të gjejë burimet për ta rrëmbyer qendërmbrojtësin nga konkurrenca e Bayernit.

Me sa duket, lojtari gjerman ngurron të nënshkruajë me bavarezët dhe i ka dhënë përparësi Barcelonës, megjithëse nuk është e mundur të thuhet për sa kohë.

Këtë sezon, Tah ka luajtur 48 ndeshje në gara të ndryshme, Bundesliga, Champions, Kupa dhe Superkupa e Gjermanisë, duke shënuar gjithashtu katër gola për “Aspirinët”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us