E ngarkuara me punë e SHBA takon Ramën: Rikonfirmoj mbështetjen e palëkundur të qeverisë SHBA për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të ngarkurën me punë të SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn. Ka qenë Ambasada Amerikane në Tiranë që ka ndarë detaje nga biseda mes kreut të qeverisë dhe Nancy VanHorn.

VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Qeverisë së SHBA për rolin e Shqipërisë në avancimin e paqes dhe prosperitetit në të gjithë rajonin.

“E ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy VanHorn, u takua sot me kryeministrin Edi Rama për të festuar miqësinë e fortë dhe vlerat e përbashkëta mes kombeve tona si aleatë të NATO-s dhe partnerë strategjikë. Znj. VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Qeverisë së SHBA për rolin e Shqipërisë në avancimin e paqes dhe prosperitetit në të gjithë rajonin”, njofton ambasada.

Lajme të tjera |  Miratohet ligji që rregullon bashkëpronësinë, administrator për të gjitha pallatet

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us