E njeh shumë mirë Superioren, ish-kapiteni del lojtar i lirë

Nehar Sadiki i ka dhënë fund aventurës së tij në Rusi. Lojtari ka vendosur të largohet nga SKA Khabarovsk dhe tashmë del lojtar i lirë.

Palët kanë ndërprerë mes tyre kontratën vetëm pas 6 muajsh, teksa në verë firmosën deri në dhjetor të 2025. Lojtari nuk ishte në planet e drejtuesve, ku këtë sezon ka luajtur vetëm 5 ndeshje, në total 433 minuta.

Mbrojtësi kthehet në një opsion shumë të mirë për ekipet shqiptare. 26-vjeçari e njeh mjaft mirë Superioren, pasi në të kaluarën ka luajtur me Erzenin.

Lajme të tjera |  Mesfushori i “harruar” i Sylvinhos, 26-vjeçari shqiptar pranë transferimit tek Anderlecht

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us