Një ngjarje e papritur ka tronditur futbollin dy ditë më parë. Klubi gjigant, Olympique Lyon është dënuar me rënie nga kategoria, duke zbritur nga Ligue 1 në Ligue 2.
Kjo ka ardhur për shkak të borxheve që klubi i njohur francez ka. Megjitahtë, për Lyon mund të ketë akoma shpresë, pasi klubi ka mundësi që të apelojë vendimin e parë.
Por, ajo ç’ka është më e pabesueshmë, është fakti që edhe nëse Lyon mbetet në Ligue 2, do të luajë në Kupat e Evropës. Pra nëse francezët nuk fitojnë betejën, ata do të luajnë në Europa League sezonin e ardhshëm.
Sipas “Foot Mercato”, Lyon-it nuk i prish punë vendimi përfundimtar për rënie nga kategoria apo jo, ata do të jenë prezentë në UEFA Europa League.