Ka përfunduas pas më shumë se pesë orësh seanca në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion për ish shoferin e Ardi Veliut, Sokol Idrizaj, për familjarët e tij dhe personat e tjërë të akuzuar për “kontrabandë mallrash”, “mosdeklarim të ardhurash”, “pastrim parash” dhe “ushtrim pa licensë të aktiviteteve financiare”.
Ata janë dënuar lidhur me kontrabandën e mallrave luksize dhe pastrimin e parave nga Franca në Shqipëri, përfshirë një shumë të madhe prej 2.1 mln eurosh.
Në përfundim të seancës, GJKKO shpalli vendimin, konkretisht:
Agustin Mesuli, Altin Doda dhe Florian Baku – u dënuan me 11 vite, në gjykim të shkurtuar 7.5 vite burg.
Sokol Idrizaj dhe bashkëshortja Elda Idrizaj – 8 vite, me gjykim të shkurtuar 5.7 vite burg.
Vajza e madhe e Sokol Idrizaj Egi Idrizaj me 7 vite, 4.7 vite burg me gjykim të shkurtuar dhe u aplikua neni 59.
Vajza e vogël, Bora Idrizaj 2 vite, u aplikua neni 59.
Vangjush Kasharra pafajësi për akuzën “fshehje të te ardhurave”.
Tomorr Baruti, 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar 1.4 vite burg dhe u aplikua neni 59.