Një skenar i pabesueshëm është raportuar sot nga “La Gazzeta dello Sport”. Seria B po përballet me situatë të paprecedentë ku do e pësojë Breshia dhe të tjera skuadra do përfitojnë.
Kur është mbyllur kampionati i rregullt, shuma e 4 pikëve që tregohet se mund të ulen, do të bënin që ato të ishin skuadra e rënë direkt në Seria C.
E përfituara më e madhe do të ishte Sampdoria. Këto të fundit do të futeshin në zonën e “play-out”. Sfida mes Frozinones dhe Salernitanës, që është programuar për t’u luajtur nesër, nuk do të zhvillohej.
Frozinone do të siguronte qëndrimin, ndërsa Sampdoria dhe Salernitana do të luanin një finale. Tashmë mbetet për t’u parë vendimi përfundimtar, për të cilin mund të lejohet edhe apelimi që do të shtynte finalen e programuar nesër, mes Salernitanës dhe Frozinones.