E paprecedentë / Klevis Balliu sherr me gazetarët dhe kameramanët: Mos prek! Hajde aty dhe flasim…

Klevis Balliu ka akuzuar gazetarët që po mbulojnë protestën e Partisë Demokratike se “kanë prekur protestuesit”, gjatë tubimit te bulevardi “Zogu I”.

Me tone të larta, Balliu është përfshirë në një debat me një prej gazetareve si dhe me disa kameramanë që ndodheshin aty pranë.

Debati i tensionuar ka arritur kulmin kur një i pranishëm i ka kërkuar Balliut “sqarim tek e tek”.

Ky i fundit i është drejtuar pyetjes së gazetares duke e pranuar se “ata janë të irrituar me mediat”.

Më herët edhe Edi Paloka si dhe Flamur Noka raportohet se u konfrontuan me gazetarë.

Një incident i ngjashëm ka ndodhur edhe me gazetarin e Top News, Bekim Bici, teksa po raportonte mes protestuesve, ai është shtyrë dhe i kanë vendosur pankartat para fytyrës duke ia vështirësuar punën.

Lajme të tjera |  “BE kritike për zgjedhjet”/ Gazetari i 'Reuters' pyet Ramën, kryeministri: Shprehje e vullnetit të popullit shqiptar 100%

Që prej daljes së parë publike pas humbjes në zgjedhje, përfaqësues të lartë të PD-së kanë akuzuar mediat si bashkëfajtore për rezultatin e tyre negativ, madje disa prej tyre i kanë quajtur dhe bashkëpunëtore në “masakrën zgjedhore”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us