E PAPRITUR/ 5 javë nga fundi i kampionatit, skuadra e Kategorisë së Parë mbetet pa trajner

I papritur është lajmi që vjen nga Ergys Luga. Ky i fundit nuk do të jetë më trajner i Erzenit në 5 ndeshjet e mbetura të Kategorinë së Parë.

Trajneri ka vendosur të largohet nga shijakasit, pasi nuk ia doli dot të arrinte objektivin e klubit që ishte mbijetesa në Kategorinë e Parë. Siç dihet Erzeni tashmë ka rënë edhe matematikisht në Katgorinë e Dytë, kur kanë mbetur edhe 5 sfida drejt fundit.

Luga falenderon klubin për mundësinë e dhënë, ndërsa u uron sa më shumë sukses në vazhdim.

“Falenderim pa mase per per drejtuesit e Erzenit , lojtaret dhe Tifozet e zjarrte Shijakas, fatkeqsisht me duhet te lajmeroj largimin tim nga skuadra e Erzenit , do te jem gjithmone mirenjohes per cilindo qe me mbeshteti ne kete rrugetim kaq sfidues .

Shijaku ka vlera te medha !

Faleminderit!”, ka shkruar Luga.

Lajme të tjera |  Nga PSG-Inter, te Tottenham – United dhe Betis – Chelsea, mësoni kur do të luhen finalet europiane (DATAT dhe ORA)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us