E PAPRITUR/ Emër surprizë nga Gjermania, Ancelotti pranë gjigantit të Bundesligës

Leipzig është një nga klubet të cilat kërkon revolucion në ekip. Kjo gjë pritet të “prekë” edhe stolin, me trajnerin që do të ndryshohet.

Sipas “Bild”, Davide Ancelotti, djali i Carlo Ancelottit me shumë mundësi do të jetë trajneri i ri i Leipzig. Këta të fundit kanë “shënjestruar” italianin si timonierin e mundshëm, duke ditur aftësitë e tij, pasi ka punuar me një trajenr të madh si Carlo.

Megjithatë, pritet të shihet nëse 35-vjeçari do të pranojë që të kalojë në Bundesligë.

Në krahun tjetër, klubi gjerman është gati që t’i plotësojë edhe dëshirat e merkatos Ancelotti. Por tashmë gjithçka mbetet në dorë të David, i cili duhet të vendosë nëse do të shkëputet nga babai i tij apo jo.

Lajme të tjera |  Luis Enrique i kundërpërgjigjet Mikel Artetës: Shënuam më shumë gola se ju, e meritojmë të fitojmë Champions

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us