I parpritur është lajmi për ndryshimin e stadiumit të derbit Dinamo – Tirana. Kjo sfidë ishte parashikuar të luhej ditën e dielë në orën 15:00 në “Elbasan Arena”, por tashmë ka ndryshuar.
Është mësuar se tashmë derbi është zhvendosur në “Egnatia Arena” dhe do të luhet po dielën e dielë në të njëjtën orë. Kjo ka ardhur për shkak të sfidës së “Play-Off”-it mes Besës dhe Pogradecit siç raportohet nga shtypi i shkruar.
Kjo përballje është parashikuar të luhet ditën e hënë në orën 17:00. Kavajasit dhe pogradecarët do të përplasin “brirët” mes tyre në “Elbasan Arena”. Njoftimi nga FSHF-ja për këtë ndryshim pritet të vijë në orët e ardhshme.