E PAPRITUR nga Turqia, Rey Manaj përjashtohet nga Sivasspor

Rey Manaj është përjashtuar nga skuadra e Sivasspor. për sfidën e nesërme, duel që do të luhet kundër Samsunspor. Kjo pasi trajneri i skuadrës turke, Riza Çalimbary e kritikoi ashtpër shqiptarin pas barazimit 0-0 ndaj Bodrumspor pak ditë më parë.

Në Turqi bëjnë me dije se pas kritikave bordi drejtues ka vendosur ta lërë jashtë skuadre. Një vendim i papritur dhe mjaft absurd nga turqit, të cilët edhe pse rrezikojnë mbijetësën në Superligën turke, sërish lënë jashtë “yllin” e ekipit.

Në këtë sezon me Sivasspor, Manaj ka luajtur në 27 ndeshje, ku ka mundur të shënojë 12 gola dhe të dhurojë edhe 5 asiste. Nuk dihet ende se sa do të qëndrojë jashtë ekipit, por në ditët në vazhdim pritet të mësohet më shumë mbi këtë situatë. Kujtojmë se lushnjari ka kontratë me ekipin turk deri në qershor të vitit 2026

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Qershori kuqezi, Kombëtarja do të luajë dy miqësore ndaj Zvicrës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us