Ilir Allmuca nuk do të jetë më futbollist i Flamurtarit. Mbrojtësi ka zyrtarizuar largimin e tij nga kuqezintë, me palët që ndajnë rrugët vetëm pas 1 sezoni.
28-vjeçari falenderon klubin për mundësinë e dhënë, ndërsa shprehet se ka mbrojtur fanellën me krenari. Ndër të tjera iu uron kuqezinjve saë m shumë suksese në vazhdim.
“Nga sot nuk jam me pjese e Flamurtarit. Pas një sezoni të mbushur me emocione, sfida dhe përvoja të vlefshme, ka ardhur momenti të përshëndetem me klubin Flamurtari. Jam mirënjohës për mundësinë që më është dhënë të përfaqësoj këto ngjyra me krenari dhe për çdo moment të kaluar në fushë e jashtë saj.
Faleminderit bashkëlojtarëve, stafit teknik, drejtuesve dhe mbi të gjitha tifozëve për mbështetjen e tyre”, ka shkruar Allmuca.