E PAPRITUR/ U cilësua si “Modriç shqiptar”, talenti i Kombëtares pranë transferimit në Emiratet e Bashkuara Arabe

Feta Fetai me shumë mundësi do të largohet nga Lokomotiva e Zagrebit. Talenti i Kombëtares shqiptare është gati që të mbyllë aventurën e tij në Kroaci, për të nisur një të re jashtë Evropës.

Bëhet me dije se mesfushori 20-vjeçar është shumë pranë kalimit në Emiratet e Bashkuara Arabe. Emri i ekipit me të cilin do të firmosë Fetai nuk është bërë publik, por gjasat janë të mëdha që ky transferim të ndodhë.

Kujtojmë se Fetai ka kontratë më Lokomotivën e Zagrebit deri në vitin 2027. Gjithashtu, ai cilësohet si një nga më të talentuarit nga trajneri i Shpresave, Alban Bushi, i cili ka etiketuar si “Modriç shqiptar”.

Lajme të tjera |  Asllani sërish në detyrë, FORMACIONET ZYRTARE të Inter-Fluminense

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us