E PAPRITURA vjen nga Spanja, Reali ZYRTARIZON largimin e trajnerit

Real Sociedad ka njoftuar largimin e trajnerit Imanol Alguacil në fund të sezonit aktual. Pjesë e klubit që prej vitit 2013, tashmë spanjolli do të ndajë rrugën duke filluar nga 1 korriku, kur i përfundon edhe kontrata.

Sociedad ka pasur paraqitje mjaft pozitive këtë sezon, teksa ende është në luftë për një vend në Europa League apo Conference Leauge. Në drejtimin e Imanol Alguacil, ekipi ka grumbulluar 42 pikë në 33 ndeshje.

Ndërkohë, vendimin për largimin e tij nga Sociedad e ka dhënë vetë trajneri 53-vjeçar. Ky i fundit ka kërkuar largimin, duke nisur kështu kërkimet për një aventurë të re që do ta presë në verë.

Lajme të tjera |  Aktualisht pa skuadër, klubi i Serie A do Xavin për pankinën

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us