E PAZAKONTË/ Festimi me simbolet e rivalëve shkakton “tërmet”, Sevilla ndërpret zyrtarisht marrëdhëniet institucionale me Betis

Një ndodhi midis dy klubeve rivale ka ndodhur së fundi. Sevilla ka vendosur të shkëpusë marrëdhëniet përfundimisht me kundërshtarët e përjetshëm të Real Betisit.

Kjo ka ndodhur për shkak të rrugëve ligjore që ka ndërmarrë Betis për të kërkuar drejtësi për festën e 3 lojtarëve të bardhekuqëve në derbin e qytetit andaluzian.

Në Spanjë, klasikja mes dy klubeve spanjolle është një ndër më të bukurat dhe më të dyluftuarat në La Liga pas ‘El Classicos’.

Klubi që ka fituar numër rekord trofesh në Europa League ka vendosur sot që të ndërpres çdo rrugë formale që e lidh me klubin jeshil. Tre lojtarët e Sevillas,Juanlu, Isaac dhe Carmona janë ndëshkuar me pezullim nga Federata më kot sipas atyre nga ‘Sanchez Pizuan’.

Festa në ndeshjen direkte me simbolet e klubit Balompie nuk ka qenë provokuese dhe fyese sipas drejtuesve të Sevillas. Thjesht ajo ka patur disa nota më shumë shpërthimi duke parë natyrën e takimit.

Lajme të tjera |  “Serbët kanë ‘spiunuar’ stërvitjen? Nuk kemi gjë për të fshehur, s’kanë kapur ndonjë element”, Sylvinho vlerëson kundërshtarin: Serbia ka ekip dhe trajner të mirë, në 90 minuta ndodh çdo gjë

Kësisoj ankimimi nga Real Betis është i kotë sipas klubit rival dhe kjo ka shkatuar të gjithë agravimin e marrëdhënieve mes fqinjëve të qytetit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us