E PAZAKONTË/ Publikoi video duke thithur tullumbace, Tottenham përjashton mesfushorin

Yves Bissouma është përjashtuar nga ekipi i Tottenham. Është vetë klubi londinez dhe trajneri Ange Postecoglou që kanë marrë këtë vendim për mesfushorin 27-vjeçar.

Ky vendim ka ardhur për shkak se futbollisti ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shihet të thithë një tullumbace me oksid azoti. Një lëndë e tillë shkakton të qeshura, por është edhe e dëmshme. Kujtojmë që vitin e kaluar, tullumbacet me përmbajtje të tillë u cilësuan  ilaç i klasit C.

“Ai duhet ta rindërtojë atë besim si me mua ashtu edhe me grupin. Dera është e hapur për të, por sjellja është e rëndësishme përsa i përket rikthimit”, ka thënë trajneri i Spurs, Ange Postecoglou.

Lajme të tjera |  Tjetër kompeticion evropian në Shqipëri, FSHF mirëpret raundet e para të kualifikueseve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us