E PAZAKONTË/ S’kishin fanella, ndeshja Partizani – Apolonia nis me 9 lojtarë

Një situatë e pazakontë ka ndodhur gjatë ndeshjes së sotme, Partizani U19 – Apolonia U19. Sfida e vlefshme për javën e dytë të Superiores së moshave, po zhvillohet në “Arena e Demave”.

Apolonia e nisi ndeshjen me 9 lojtarë, kjo për shkak të mungesës së fanellave te klubi fierak. Kjo madje ka bërë që sfida e parashikuar të startonte në orën 12:00, ka startuar 1 orë e gjysmë më vonë, pra në 13:30.

Ngjarje e cila nuk ka ndodhur kurrë në vendin tonë, por Apolonia është në pritje që në lojë të futen dhe dy lojtarët e tjerë

Lajme të tjera |  Bolonja në sulm për Asllanin, ofertë zyrtare Interit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us